Pas 8 ditësh luftë intensive me flakët, është shuar plotësisht vatra kryesore e zjarrit në majën e malit të Dukatit, e cila prej ditësh kërcënonte parkun kombëtar të Llogarasë.
Burime nga terreni konfirmojnë se situata është drejt stabilizimit, ndërsa mbetet aktive vetëm një vatër e vogël pranë fshatit.
Autoritetet sqarojnë se kjo vatër nuk përbën rrezik për banesat apo për zonën e mbrojtur. Nëse nuk do të ketë erëra të forta gjatë ditës, edhe kjo vatër pritet të vendoset nën kontroll brenda orëve në vijim.
Forcat zjarrfikëse dhe autoritetet lokale kanë qenë në gatishmëri për të shmangur përhapjen e zjarrit, duke shmangur një katastrofë mjedisore në një nga zonat më të rëndësishme natyrore të vendit.