Një zjarr i fuqishëm ka shpërthyer këtë pasdite (22 korrik 2025) në masivin pyjor të fshatit Mamëz, në Kukës. Burime për News 24 bëjnë të ditur se era po favorizon përhapjen e flakëve, ndërsa retë e dendura të tymit tashmë janë dukshme mbi qytetin e Kukësit.
Në terren janë angazhuar ekipe të shërbimit zjarrfikës, punonjës të pyjeve dhe banorë të zonës. Për shkak të terrenit të thepisur nuk është e mundur futja e automjeteve zjarrfikëse; ndërhyrja po kryhet me pompa shpine, mjete rrethanore dhe vijë izolimi me mjete dore.
Sipas vlerësimeve paraprake, zjarri ka përshkuar disa hektarë pyje dushku. Shkaku mbetet i paqartë. Deri në momentin e raportimit nuk ka informacion për persona të lënduar.