Një banesë në zonën e quajtur “Rruga e Ersekës” në Korçë është përfshirë nga flakët sot. Mësohet se pronari i shtëpisë është lënduar lehtë dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Korçës nga shërbimi i ambulancës.
Sipas të dhënave paraprake, zjarri ka nisur brenda ambienteve të banesës. Forcat zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve dhe ftohjen e perimetrit, ndërsa policia ka mbërritur për të siguruar zonën dhe për të nisur hetimet mbi shkakun.
Shkalla e dëmeve materiale ende nuk është përcaktuar zyrtarisht. Nuk raportohet për persona të tjerë të lënduar.