Një tjetër ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Sarandës mbrëmjen e sotme, ku janë raportuar të shtëna me armë zjarri në lagjen nr. 4, në rrugën “Mitat Hoxha”.
Sipas informacioneve paraprake, nga të shtënat ka mbetur i plagosur një person, i identifikuar si Adil Veli, 54 vjeç, i cili mësohet se ka qenë më parë efektiv policie. I plagosuri është transportuar me urgjencë në Spitalin e Sarandës, ndërsa gjendja e tij shëndetësore ende nuk është konfirmuar zyrtarisht.
Në vendin e ngjarjes ndodhen forca të shumta policie, të cilat kanë rrethuar zonën dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Ende nuk dihen motivet që çuan në këtë ngjarje, ndërsa grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të saj.