Policia e Pogradecit ka arrestuar 52-vjeçarin Jetmir Muçllari, pas hetimeve që pasuan konfliktin e një dite më parë në zonën e Volorekës, ku ai dhe tre persona të tjerë u përfshinë në një përleshje me sende të forta.
Hetimet zbuluan se Muçllari kishte kryer punime ndërtimore pa leje në një sipërfaqe që pretendonte si pronë private, por që rezulton të jetë pjesë e zonave të mbrojtura. Ai akuzohet për veprat penale “shpërdorim i tokës” dhe “ndërtim i paligjshëm për qëllime përfitimi”.
Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit në Pogradec kishte pezulluar punimet një javë më parë, por ndërtimi kishte vijuar në mënyrë të paligjshme. Çështja tashmë i është referuar Prokurorisë për hetime të mëtejshme.
Kujtojmë se në konfliktin fizik në Tushemisht ishin përfshirë edhe Ilirjan Tasellari (53 vjeç), Prokop Pilinçi (35 vjeç) dhe Johan Muçllari (26 vjeç), të cilët po ashtu u proceduan penalisht për dhunë të ndërsjellë me sende të forta, në një përplasje që dyshohet se lidhet me pronësinë e tokës ku po ndërtohej.