Pas ngjarjes së bujshme në Ksamil, një tjetër konflikt i dhunshëm është shënuar këtë të premte në plazhin e Kavalishencës, në Durrës.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, ku në qendër të përplasjes ishin disa pushues dhe punonjësi i plazhit që kujdeset për rendin dhe mirëmbajtjen e çadrave.
Sipas dëshmitarëve, konflikti nisi kur dy të rinj po luanin me top pranë zonës së çadrave, duke shqetësuar pushuesit. Pas paralajmërimit të punonjësit që të ndalonin lojën, situata degjeneroi në përplasje verbale dhe më pas fizike.
Pamjet e siguruara nga vendngjarja tregojnë momentin kur punonjësi shtyhet dhe përplaset në tokë nga të rinjtë. Ngjarja është ndërprerë falë ndërhyrjes së pushuesve të tjerë, të cilët kanë arritur të qetësojnë situatën para se të agravonte më tej.