Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë këtë të shtunë zonën e Shkopetit, duke djegur plotësisht dy banesa dhe duke kërcënuar seriozisht të tjera në afërsi. Flakët po përhapen me shpejtësi në një terren të vështirë, ndërsa situata raportohet jashtë kontrollit.
Zjarri ka shpërthyer rreth një orë më parë dhe aktualisht nuk është vënë ende nën kontroll. Banorët e zonës po përpiqen me mjete rrethanore të ndalojnë përparimin e flakëve, ndërsa mungon ndërhyrja e zjarrfikësve dhe e strukturave të emergjencës.
Fatmirësisht, në momentin e shpërthimit të zjarrit, në banesat e djegura nuk ndodheshin persona, duke shmangur tragjedi në njerëz. Megjithatë, dëmet materiale janë të konsiderueshme.