Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e së shtunës në shëtitoren e plazhit të Shëngjinit, ku një 32-vjeçar ka humbur jetën teksa punonte në montimin e disa skelave pranë bustit të Willson-it.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:45. Viktima, identifikuar me inicialet Z.L., dyshohet se ka rënë nga lartësia pas kontaktit me rrymën elektrike, çka i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.
Njoftimi i policisë
Shëngjin/Informacion paraprak
Rreth orës 16:45, në shëtitoren e plazhit të Shëngjinit, pranë bustit “Ëillson”, dyshohet se, si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike, ka rënë nga lartësia e një skele dhe ka humbur jetën shtetasi Z. L., 32 vjeç, banues në fshatin Mërqi, Lezhë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.