Kryeparlamentarja Elisa Spiropali është takuar me Alon Nimrodi, babai i Tamirit, i cili po mbahet peng nga terroristët e Hamasit prej 651 ditësh.
Pas takimit, ambasadorja e Izraelit, Galit Peleg e ka falenderuar Spiropalin për takimin me babain e Tamirit.
Diplomatja Peleg shkruan se “qëndrimi juaj njerëzor dhe profesional i dha atij shpresë se Shqipëria është e gatshme të ndihmojë për kthimin e djalit të tij dhe të të gjithë pengjeve në shtëpi”.
“Faleminderit, znj.Kryetare Elisa Spiropali, për takimin me Alon Nimrodi, babai i Tamirit, i cili po mbahet peng nga terroristët e Hamasit prej 651 ditësh. Qëndrimi juaj njerëzor dhe profesional i dha atij shpresë se Shqipëria është e gatshme të ndihmojë për kthimin e djalit të tij dhe të të gjithë pengjeve në shtëpi”, shprehet ambasadorja izraelite në postimin e saj në X.