Avokati i Petrit Çakrrit, i akuzuar për vrasjen e 23-vjeçarit Renis Dobra, ka deklaruar se klienti i tij nuk e njeh viktimën dhe as nuk ka pasur kontakte me të.
Avokati Halil Zhuka deklaroi se gjatë seancës së sotme, ku Gjykata e Dibrës caktoi masën e sigurisë “Arrest me burg” për Petrit Çakrrin dhe Fatjon Bushgjokën, u shpreh se kërkoi lirimin e 55-vjeçarit.
Sipaa tij, Petrit Çakrri nuk është i përfshirë në krim dhe se prokuroria nuk ka prova direkte, por thjesht indicie për lëvizjen e automjeteve.
Ai u shpreh se 55-vjeçari kishte shoqëruar një mikun e tij në Burrel mbrëmjen e krimit, duke shtuar se ka lëvizur më pas për në Tiranë.
Avokati theksoi se i akuzuari njeh vetëm një prej vëllezëve Bushgjokaj, Kristin, i cili është në kërkim policor.
“Kërkuam paligjshmëri të ndalimit dhe masa më të buta të sigurimit personal, pasi prokuroria nuk kishte asnjë provë të drejtpërdrejtë për implikimin në ngjarje, por vetëm indicie dhe lëvizje automjetesh që pretendojnë se zbardh ngjarjen.
I mbrojturi prej meje nuk është i përfshirë, edhe nga ana e prokurorisë është pranuar se nuk ka pasur asnjë lidhje me Dobrën, por se mund të jetë bashkëpunëtor.
Ai ka deklaruar se nuk e njeh viktimën dhe nuk ka pasur asnjë kontakt me të. Ka shoqëruar një mikun e tij në Burrel, ka lëvizur natën e ngjarjes për në Tiranë dhe kaq. Akuza nuk ka asnjë prove direkte, ka vetëm indicie për lëvizjen e automjeteve.
Me njërin prej vëllezërve Bushgjokaj, Kristi ishte në burg. Vëllezërit e tjerë nuk i njeh”, tha ai