Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në një lokal në Rrugën e Durrësit, një nga zonat më të frekuentuara të kryeqytetit.
Sipas të dhënave paraprake, shpërthimi ka ndodhur rreth orës 03:45, dhe lënda plasëse ishte vendosur pranë derës hyrëse të lokalit, që është në pronësi të shtetasit A. S.
Fatmirësisht, nuk ka persona të lënduar, por dëmet materiale janë të konsiderueshme.
Njoftimi:
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 03:45, në Rrugën e Durrësit, në lokalin në pronësi të shtetasit A. S., dyshohet se ka plasur një sasi e vogël lënde plasëse, e vendosur pranë derës hyrëse të lokalit.
Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Nuk ka persona të lënduar.
Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes