Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë mëngjes në Sarandë, ku një shtetase amerikane është gjetur e pajetë në banesën e saj.
Viktima është identifikuar si Sharly Lynn Chaddick, 63 vjeç, e cila prej disa vitesh kishte blerë një apartament dhe jetonte në qytetin bregdetar.
Trupi i saj është transportuar fillimisht në morgun e Sarandës dhe më pas do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë, për të përcaktuar shkaqet e vdekjes.
Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta. Policia e Sarandës ka nisur hetimet dhe pritet të japë informacion më të detajuar në orët në vijim.