Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në lagjen nr. 4 të Sarandës, pranë stadiumit të qytetit, ku janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri. Si pasojë, dy persona kanë mbetur të plagosur.
Të dy të lënduarit janë paraqitur në urgjencën e spitalit, ku kanë marrë ndihmën e parë për plagët e shkaktuara nga armë zjarri. Ende nuk ka informacion të detajuar mbi gjendjen e tyre shëndetësore.
Forca të shumta policie ndodhen në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe po punojnë për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave.
Shkaqet që çuan në përdorimin e armës mbeten të paqarta në këtë fazë të hetimeve.