Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, është shtruar me urgjencë në QSUT, pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore në paraburgimin e Durrësit.
Gazetarja Klodiana Lala raportoi se Beqaj ka temperaturë të lartë dhe infeksion të rëndë në lëkurë. Burime pranë mjekëve konfirmojnë se gjendja është ende e pastabilizuar, ndërkohë që vijon të mbahet nën mbikëqyrje të rreptë mjekësore.
Beqaj ndodhet prej 1 viti në paraburgim, nën akuzën për abuzim me donacionet e huaja në kuadër të dosjes “SASPAC”, ndërsa është gjithashtu në proces gjyqësor për çështjen e “Sterilizimit”, ku po gjykohet me procedurë të zakonshme.