Është arrestuar në Greqi 39-vjeçari Deni (Denis) Mecolli, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për tentativë vrasjeje. Ai akuzohet se më 4 shkurt 2025, në qytetin e Korçës, ka goditur me thikë Ergyst Shtyllën, 40 vjeç, duke tentuar t’i marrë jetën.
Ngjarja ndodhi në rrethana ende të paqarta. Viktima u dërgua në spital me mjet privat, ndërsa në vendngjarje nuk u gjetën gjurmë që të ndihmonin hetimin. Vetëm disa ditë më vonë, më 9 shkurt, Gjykata e Korçës caktoi ndaj Mecollit masën “arrest në burg” për veprën penale “Vrasje me dashje, mbetur në tentativë”.
I dyshuari u lokalizua dhe u arrestua nga policia greke, në kuadër të operacionit të përbashkët “The Wanted”, falë shkëmbimit të informacionit me Policinë e Shtetit dhe Interpol Tiranën. Mecolli, i cili përdorte dy identitete, është vënë në pranga me qëllim ekstradimin në Shqipëri.
Interpol Tirana dhe Interpol Athina po ndjekin procedurat për kthimin e tij për t’u përballur me drejtësinë shqiptare.
Njoftimi”
Policia e Shtetit/Vijon bashkëpunimi me homologët, në kuadër të operacionit “The Wanted”.
Tentoi të vriste një shtetas në Korçë në muajin Shkurt 2025, kapet në Greqi dhe arrestohet me qëllim ekstradimin në Shqipëri, 39-vjeçari.
Si rezultat i bashkëpunimit të strukturave të Policisë së Shtetit me homologët në Greqi, në kuadër të operacionit të koduar “The Wanted”, për sigurimin dhe shkëmbimin e informacionit mbi vendndodhjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar, u mundësua lokalizimi në Greqi, kapja dhe arrestimi me qëllim ekstradimin në Shqipëri, i shtetasit:
D. M. alias D. M., 39 vjeç.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, me vendimin e datës 09.02.2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë.
Shtetasi D. M. akuzohet se më datë 04.02.2025, në qytetin e Korçës, ka tentuar të vrasë shtetasin E. Sh., 40 vjeç, duke e goditur me mjet prerës (thikë).
Interpol Tirana dhe Interpol Athina do të kryejnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Shqipëri.