Katër kryetarë të njësive administrative në Bashkinë Devoll kanë paraqitur dorëheqjen këtë të martë, pas ultimatumit të dhënë nga Kryeministri Edi Rama për një “spastrim” në administratën vendore.
Dorëheqjet vijnë si pjesë e riorganizimit të paralajmëruar në disa bashki të vendit, ku Rama ka kërkuar largimin e drejtuesve lokalë që, sipas tij, kanë dështuar në përmbushjen e detyrave.
Ndërkohë, në Bashkinë Kolonjë nuk është regjistruar ende asnjë lëvizje.