Një vajzë 17-vjeçare është paraqitur paraditen e sotme në spitalin e Vlorës me plagë të shkaktuar nga armë zjarri, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Sipas njoftimit zyrtar të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:40 në banesën e saj në lagjen “Kushtrimi”, ku dyshohet se adoleshentja është vetëplagosur me një armë zjarri tip pistoletë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të sqaruar plotësisht rrethanat, ndërsa nuk ka ende detaje zyrtare mbi pronësinë e armës apo motivet e mundshme. Hetimet janë në vijim.
Njoftimi
Vlorë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 11:40, është paraqitur në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore, një shtetase e mitur 17 vjeçe, e cila dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri pistoletë, në banesën e saj, në lagjen “Kushtrimi”.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.