Policia shqiptare ka vënë në pranga një 40-vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane për përfshirje në organizatë kriminale për trafikimin e lëndëve narkotike.
I arrestuari është shtetasi Endrit Feraru, i njohur dhe me emrin Endrit Cufi, banues në Shkodër. Ai u lokalizua dhe u kap nga strukturat e Forcës së Posaçme Operacionale në kuadër të operacionit të koduar “Operacionalja 55”.
Feraru ishte shpallur në kërkim nga Interpol Roma, me urdhër arresti të lëshuar nga Prokuroria e Riminit në shkurt të vitit 2025, për pjesëmarrje në organizatë kriminale për trafikim të narkotikëve – një vepër penale që sipas Kodit Penal italian dënohet deri në 20 vjet burg.
Autoritetet shqiptare kanë nisur procedurat për ekstradimin e tij në Itali, në bashkëpunim me institucionet ligjzbatuese italiane.