Policia e Shtetit ka pësuar sërish lëvizje në strukturat drejtuese.
Gazetari Igli Çelmeta, raporton se drejtori i Përgjithshëm Ilir Proda ka vijuar me rotacionet në nivelet e larta, duke emëruar Uljan Shpatarakun në krye të Policisë së Korçës.
Ndërkohë, Erion Ahmeti, i cili mbante më parë këtë post, është transferuar si drejtor i Policisë së Elbasanit.
Deri tani, nuk ka një qëndrim zyrtar mbi arsyet e këtyre lëvizjeve.