Operacioni policor i koduar “Koordinata” po vijon në të gjithë territorin e qarkut Shkodër, ndërsa kontrollet e fundit zbuluan dhe asgjësuan 2943 bimë narkotike të dyshuara si Cannabis Sativa të mbjella në zona të ndryshme të thella malore.
Për këto raste janë proceduar penalisht dy roje mjedisi, të dyshuar për shpërdorim detyre, konkretisht V. P., roje pyjesh dhe A. K., roje i zonave të mbrojtura.
Bimët narkotike janë gjetur në disa njësi administrative:
– 735 bimë në Pult dhe Shosh (Policia e Shkodrës)
– 1631 bimë në Kastrat dhe Gruemirë (Policia e Malësisë së Madhe)
– 139 bimë në Temal dhe Shllak (Policia e Vaut të Dejës)
– 438 bimë në Luf-Qerret dhe Gjegjan (Policia e Pukës)
Policia e Shkodrës ka theksuar se operacioni po vijon dhe janë intensifikuar kontrollet në terren. Synimi është identifikimi dhe ndëshkimi i autorëve të kultivimit të paligjshëm të drogës, si dhe çdo zyrtari publik që ka lejuar apo ka bashkëpunuar në heshtje me këtë veprimtari kriminale.
Njoftimi i policisë
Qarku Shkodër / Vijon operacioni policor i koduar “Koordinata”, kundër kultivimit të bimëve narkotike
Gjatë kontrolleve në territorin e qarkut Shkodër u gjetën dhe asgjësuan 2943 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.
Për shpërdorim detyre procedohen penalisht 2 roje mjedisi.
Në vijim të operacionit policor të koduar “Koordinata”, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe komisariatet në varësi të saj kanë intensifikuar kontrollet në të gjithë territorin e qarkut, me qëllim goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike.
Në territorin e njësive administrative Pult dhe Shosh, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër gjetën dhe asgjësuan 735 bimë të dyshuara Cannabis Sativa.
Në territorin e njësive administrative Kastrat dhe Gruemirë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe asgjësuan 1631 bimë të dyshuara Cannabis Sativa.
Për këto raste u proceduan për shpërdorim detyre:
V. P., roje pyjesh
A. K., roje e zonave të mbrojtura
Në territorin e njësive administrative Temal dhe Shllak, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës asgjësuan 139 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.
Në territorin e njësive administrative Luf-Qerret dhe Gjegjan, shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë asgjësuan 438 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.
Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë penale të autorëve të kultivimit të paligjshëm.
Operacioni antikanabis i koduar “Koordinata” vijon në të gjithë territorin e qarkut Shkodër.