Një vatër zjarri u aktivizua në orët e para të mëngjesit në hyrje të fshatit Palokastër, në qarkun e Gjirokastrës.
Njoftimi për flakët u dha nga një banor i zonës, duke mundësuar ndërhyrjen e menjëhershme të forcave zjarrfikëse.
Falë reagimit të shpejtë të shërbimeve të emergjencës, zjarri u vu nën kontroll dhe u shmang përhapja në zonat përreth. Nuk raportohen dëme në njerëz apo pasuri.