Një 50-vjeçar është gjetur pa shenja jete brenda një automjeti në pronësi të një subjekti tregtar.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 19:15, në lagjen “Qemal Stafa” në Shkodër.
Uniformat blu bëjnë me dije se viktima me iniciale E. M., rreth 50 vjeç është gjetur në ulësen e pasagjerit.
Dyshohet se 50-vjeçari ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
Njoftimi i policisë
Shkodër / Informacion paraprak
Rreth orës 19:15, në lagjen “Qemal Stafa” brenda automjetit në pronësi të një subjekti tregtar, në serdilen e pasagjerit është gjetur pa shenja jete shtetasi E. M., rreth 50 vjeç, i cili dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.