Një banesë private në zonën e Pazarit të Ri në Tiranë është përfshirë nga flakët pasditen e sotme. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Tefta Tashko Koço”, ndërsa nuk dihen ende shkaqet që çuan në shpërthimin e zjarrit.
Forcat zjarrfikëse dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve. Deri tani nuk raportohet për të lënduar.