Qeveria shqiptare ka shpallur “Dëshmor të Atdheut” kapitenin Arben Anamali, i cili humbi jetën më 8 korrik në ujërat e liqenit të Shkodrës, teksa shpëtonte dy turistë të huaj nga mbytja.
Lajmin e bëri të ditur kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shprehu ngushëllimet e tij për familjen Anamali dhe vlerësoi aktin heroik të 51-vjeçarit.
“U prehsh në paqe, Dëshmor i Atdheut”, shkroi Rama krahas një fotografie të kapitenit, duke theksuar se Arben Anamali sakrifikoi jetën e tij për të shpëtuar të tjerët.
“I paharruar, Kapiten Arbeni”, përfundon mesazhi i kreut të qeverisë
“U PREHSH NË PAQE DËSHMOR I ATDHEUT. Nderojmë me mirënjohjen më të lartë të Republikës, Kapiten Arben Anamalin, drejtuesin e anijes turistike të Bashkisë Shkodër që sakrifikoi jetën e tij për të shpëtuar jetën e dy turistëve në Liqenin e Shkodrës I paharruar, Kapiten Arbeni”, shkruan Rama.