Emisioni “Tak Fak”, ka ndalur këtë herë në veriun e Shqipërisë, konkretisht në plazhin e Tales, për të vëzhguar nga afër pushimet, turistët dhe situatën me çmimet.
Gazetari i Tak Fak Marsel Rupi ka qenë për një vëzhgim në plazhin e Tales.
Qytetari: Këtë vit këtu Bashkia ka bërë një punë të mirë, ka marrë çadrat me qira dhe i jep me 300 lekë të reja, ata që duan. Talja është zonë e madhe, edhe me çadër vetë mund të vish. Kryesisht vijnë shqiptarë të zonës sonë, vijnë dhe nga Tirana, por vijnë edhe nga Fushë Kruja, Mamurrasi, Laçi. Në daç merrni termusin me vete, në daç çadrën, hajdeni se i keni të gjitha.
Qytetari 2: Më pëlqen më shumë ushqimi. Nuk kam parë rojet për vrojtues plazhi. Rritja e çmimit për këtë vit thuajse është e papërfillshme.
Qytetarja: Uji është i pastër, çmimet janë ekonomike, të përballueshme, por duhet pranuar se çmimet janë rritur pak. Nëse e krahason me jashtë shtetit, janë më lirë.
Qytetari: Shoh se hanë më shumë domate e kastraveca e djath. Peshku është luks. Problemi më i madh është muzika e lartë. Pak të huaj ka. Ka shqiptarë të Gjermanisë, të Kroacisë, Italisë, Zvicrës, Kosovës, Shqipërisë. Shijen e ushqimeve të gruas nuk e ndërroj kurrë, se nuk guxoj të them ndryshe. Unë jetoj në Oslo dhe artikuj që janë më shtrenjtë këtu se në Oslo.