Florian Sulejmani ka dhënë dorëheqjen nga posti i drejtorit të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP). Dorëheqja i është paraqitur ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha, ndërsa burime konfirmojnë se për këtë vendim është informuar edhe kryeministri Edi Rama.
Arsyet e dorëheqjes nuk janë bërë publike dhe mbetet e paqartë nëse dorëheqja do të pranohet zyrtarisht.
Sulejmani mori drejtimin e AMP-së në një fazë kur institucioni ishte në proces reformimi dhe i angazhuar në hetime të ndjeshme ndaj funksionarëve të lartë të policisë. Situata mbetet në zhvillim.