Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 06:50 në rrugën “Butrinti”, në vendin e njohur si “Hidrovori”.
Një turist belg me iniciale Y. Z., duke drejtuar një motomjet tip “Dayang”, dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur kur ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe është përplasur me barrierat mbrojtëse anësore të rrugës.
Si pasojë e përplasjes, 28-vjeçari ka pësuar dëmtime trupore dhe aktualisht ndodhet në spital, por jashtë rrezikut për jetën. Policia vijon hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Sarandë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 06:50, në rrugën “Butrinti”, në vendin e quajtur “Hidrovori”, shtetasi belg Y. Z., 28 vjeç, duke drejtuar motomjetin tip “Dayang”, dyshohet në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe është përplasur me barrierat mbrojtëse anësore të rrugës.
Si pasojë e përplasjes, 28-vjeçari ka pësuar dëmtime në trup dhe aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.