Një 17-vjeçar është arrestuar nga policia në Durrës, rreth dy muaj pasi ishte shpallur në kërkim për një ngjarje të ndodhur në muajin maj.
I riu, me inicialet A. N., akuzohet për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”, pasi më datë 14 maj 2025 ka plagosur rëndë me mjet prerës (thikë) shtetasin me inicialet F. R.
Pas veprimeve hetimore dhe operative, policia bëri të mundur kapjen dhe ndalimin e tij, ndërsa Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës ka caktuar ndaj 17-vjeçarit masën e sigurisë “Arrest me burg”.
Njoftimi i policisë
Finalizohet operacioni policor i koduar “Wanted”
Kapet dhe vihet në pranga një 17-vjeçar, për plagosje të rëndë me dashje.
Specialistët e Sektorit të Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me shërbimet operacionale të DVP Durrës dhe ato të Komisariatit të Policisë Durrës, bazuar në informacionet e siguruara për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Ëanted”.
Si rezultat, në lagjen nr. 8, Durrës, u lokalizua, u kap dhe u vu në pranga shtetasi A. N., 17 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest me burg”.
Ky shtetas, më datë 14.05.2025, ka plagosur rëndë me mjet prerës (thikë), shtetasin F. R.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.