Policia në Lushnjë ka shpallur në kërkim një 40-vjeçar, i cili dyshohet se ka hyrë me dhunë në banesën e një 35-vjeçareje dhe ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me të.
Uniformat blu po vijojnë punën për kapjen e tij dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë shpallën në kërkim shtetasin R. C., 40 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka hyrë në banesën e një shtetasje 35 vjeçe, dhe ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me të. Punohet për kapjen e 40-vjeçarit.