Ngjarja e djeshme në zonën e Bllokut ishte si në filma, një operacion policor ku efektivët u detyruan të ndiqnin një makinë, pasi të dyshuarit nuk ndalonin. Policia arrestoi Skerdi Sinën, pasagjer në makinën e Joni Sadikut, që u përplas me të paktën automjete.
News24 ka siguruar pamje të tjera nga kjo ndjekje e pazakontë në një nga lagjet më të populluara të kryeqytetit. Siç shikohet edhe nga pamjet, policia e ka ndjekur makinë deri brenda një qendre tregtare. Ka thyer edhe traun e parkimit, por gjithsesi, më pas ka ndaluar.
Sadiku arriti të largohet menjëherë nga vendngjarja, ndërsa Skerdi Sina u arrestua. Sina, u përpoq t’i ikë policisë, duke u larguar nëpër rrugica e korridore të ngushta, por në fund u prangos. Skerdi Sina rezulton person i shpallur në kërkim për plagosje të rëndë në kapërcim të mbrojtjes së nevojshme, heqja e paligjshme e lirisë. Po ashtu, atij i janë gjetur armë dhe kanabis.