Një ngjarje e rëndë është shënuar në Tiranë, ku një 38-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë pas një konflikti me një tjetër shtetas.
Sipas njoftimit të Policisë, shtetasi F. G., 45 vjeç, banues në Tiranë, dyshohet se është përfshirë në një konflikt për motive të dobëta me shtetasin N. M., 38 vjeç, të cilin më pas e ka goditur me mjet prerës (thikë).
I plagosuri është transportuar në spital, ku ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Pas ngjarjes, autori dyshohet se është kthyer në banesën e tij, nga ku ka marrë një armë zjarri tip kallashnikov, të cilën e posedonte pa leje, dhe së bashku me thikën, i ka fshehur në rrugën “Mujo Ulqinaku”.
Policia po vijon punën për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorit, ndërkohë që materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë
Tiranë Finalizohet operacioni i koduar “Gold”, për parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit ndërmjet 2 shtetasve.
Goditi me thikë një 38-vjeçar dhe më pas fshehu një armë zjarri kallashnikov që e mbante në banesë, pa leje, kapet dhe vihet në pranga 45-vjeçari.
Gjenden dhe sekuestrohen arma e zjarrit dhe mjeti prerës (thikë).
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, pas marrjes së njoftimit se në Rrugën e Kavajës, po konfliktoheshin 2 shtetas, kanë organizuar punën për parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit. Në kuadër të operacionit të koduar “Gold”, u arrestua në flagrancë shtetasi:
F. G., 45 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas dyshohet se është konfliktuar me shtetasin N. M., 38 vjeç, dhe e ka goditur atë, me mjet prerës (thikë), për motive të dobëta. 38-vjeçari mori ndihmën mjekësore në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Më pas, shtetasi F. G. ka marrë në banesën e tij, një armë zjarri kallashnikov që e posedonte pa leje dhe e ka fshehur në rrugën “Mujo Ulqinaku”, bashkë me thikën me të cilën ka kryer plagosjen.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.