Panairi i Parë i Librit Shqip është zhvilluar në Preshevë.
Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, kryeministri Edi Rama bën me dije se panairi u zhvillua falë mbështetjes së qeverisë shqiptare.
Gjithashtu Rama bën me dije se së shpejti Shqipëria do të nënshkruajë një tjetër marrëveshje bashkëpunimi enkas për Preshevën.
Sipas kryeministrit marrëveshja do të mundësoje projekte e programe shkëmbimi profesionale, ture e eksperienca krijuese, mbështetje teknike e promovim traditash, arti, kulture e trashëgimie.
Postimi i plotë
Panairi i Parë i Librit Shqip në Preshevë, falë mbështetjes së Qeverisë Shqiptare
Së shpejti, një tjetër marrëveshje bashkëpunimi enkas për Preshevën, që do të mundesojë projekte e programe shkëmbimi profesionale, ture e eksperienca krijuese, mbështetje teknike e promovim traditash, arti, kulture e trashëgimie.