Interpol Tirana ka finalizuar ekstradimin nga Greqia në Shqipëri të shtetasit Armand Mevlani, 45 vjeç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për grabitje me armë.
Ngjarja ka ndodhur në mars të vitit 2021, kur Armand Mevlani, në bashkëpunim me një person tjetër, vodhi bizhuteri në një argjendari në lagjen “18 Shtatori” në Gjirokastër, duke kanosur shitësin me armë zjarri.
Gjykata e Gjirokastrës kishte caktuar ndaj tij masën “arrest në burg” për veprën penale “Vjedhje me armë, kryer në bashkëpunim”.
Ekstradimi u krye në kuadër të operacionit “The Wanted”, në bashkëpunim me autoritetet greke.
Njoftimi i policisë:
Interpol Tirana
Në vitin 2021, në bashkëpunim me një shtetas të tjetër, vodhi bizhuteri në një argjendari në Gjirokastër, duke kanosur shitësin me armë zjarri, ekstradohet nga Greqia, 45-vjeçari.
Si rezultat i koordinimit të informacionit dhe veprimeve operacionale me homologët grekë, nëpërmjet Interpol Tiranës, në kuadër të operacionit “The Wanted”, u finalizuan procedurat për ekstradimin nga Greqia në Shqipëri, të shtetasit A. M., 45 vjeç.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndëkombëtar pasi Gjykata e Gjirokastrës, me vendimin e datës 14.04.2021, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja me armë”, kryer në bashkëpunim.
Shtetasi A. M. akuzohet se më datë më 31.03.2021, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, ka vjedhur bizhuteri në një argjendari, në lagjen “18 Shtatori”, duke kanosur shitësin me armë zjarri.