Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 42-vjeçar me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i dyshuar si autor i një grabitjeje të ndodhur dy vite më parë, në një studio ligjore në bulevardin “Gjergj Fishta”.
I arrestuari është shtetasi E. (F.) L., 42 vjeç, ndaj të cilit Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja, me pasoja të rënda, e kryer në bashkëpunim”.
Sipas njoftimit zyrtar, në vitin 2023, 42-vjeçari në bashkëpunim me një çift bashkëshortësh, të identifikuar me inicialet A. Rr. dhe E. Rr., ka grabitur rreth 10 mijë euro në ambientet e një studioje ligjore, në një nga zonat më të populluara të kryeqytetit