Një 32-vjeçar me precedentë penalë të mëparshëm është vënë në pranga nga Policia e Fierit, pasi ishte shpallur në kërkim për goditje për shkak të detyrës.
I ndaluari është shtetasi Marteos Pasho banues në Patos, i cili rezulton i dënuar më parë për vrasje dhe armëmbajtje pa leje. Ai akuzohet se më 11 mars 2025, në bashkëpunim me tre persona të tjerë, ka goditur me grushte një punonjës të IEVP Fier, për shkak të detyrës.
Gjykata e Fierit kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës”, kryer në bashkëpunim.
Policia po vijon punën për kapjen e tre bashkëpunëtorëve të tij, shtetasit A. M., E. N. dhe E. R., të cilët janë ende në kërkim.
Njoftimi i Policisë Fier
Kapet dhe ndalohet një shtetas i kërkuar për goditje për shkak të detyrës.
I ndaluari, i dënuar më parë për vrasje dhe armëmbajtje pa leje.
Në vijim të kontrolleve të mbështetura te informacionet e siguruara në rrugë operative, me qëllim ndalimin e shtetasve të implikuar në rastin e datës 11.03.2025, kur u godit me grushte, për shkak të detyrës, një punonjës i IEVP Fier, shërbimet e Policisë së Fierit kapën njërin prej autorëve të dyshuar, shtetasin M. P., 32 vjeç, banues në Patos.
Në muajin mars 2025, Gjykata e Fierit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës”, kryer në bashkëpunim.
32-vjeçari akuzohet se në bashkëpunim me shtetasit A. M., E. N. dhe E. R., ka goditur me grushte, për shkak të detyrës, një punonjës të IEVP Fier. Punohet për kapjen e 3 shtetasve të shpallur në kërkim.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.