SPAK ka vendosur të zgjasë me 6 muaj të tjera afatin e hetimeve ndaj presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
Lajmi është konfirmuar nga avokati i Metës, Kujtim Cakrani, i cili foli për mediat pas daljes nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Ai deklaroi se kjo është hera e dytë që SPAK vendos shtyrjen e afatit të hetimeve dhe e konsideroi vendimin të pabazuar.
“SPAK thotë se po pret ende prova, konkretisht një akt ekspertimi të ish-vjehrrës së z. Meta. Por çfarë lidhje ka zoti Meta me këtë çështje?”, u shpreh Cakrani.
Avokati u shpreh i revoltuar për mënyrën e trajtimit të dosjes nga ana e prokurorisë dhe paralajmëroi se Partia e Lirisë do ta ndjekë çështjen deri në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg.
“Jetojmë në një autokraci elektorale! Kjo zvarritje është e papranueshme dhe ne do ta çojmë çështjen në Strasburg”, tha ai.
Avokati i presidentit të PL, Kujtim Cakrani: Ka mbi 7 muaj në paraburgim..dhe prokuroria çdo dy muaj duhet t’i kërkojë gjykatës pra të bëjë verifikimin e masës së sigurimit dhe prokuroria nuk e ka bërë këtë.
Ne nuk e kemi bërë kërkesën dhe ne këto do ti pasqyrojmë më vonë në Gjykatën e Strasburgut.
Prokuroria e Posaçme ka zgjatur afatet për hetimet për 6 muaj. Është hera e dytë që bëjnë.
Thotë ne po presim prova , një akt ekspertimi të ish vjehrrës së Metës se çlidhje ka zoti Meta
Javën që vjen do dorëzojmë kërkesën te Gjykata Kushtetuese sa i përket masave të sigurimit, dhe nëse nuk marrim përgjigje do i drejtohemi Strasburgut.