Një aksident rrugor mes një automjeti dhe një motori ka ndodhur pasditen e së dielës në qytetin e Lushnjës.
Drejtuesi i motorit u dërgua menjëherë në spital për ndihmë mjekësore dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Autoritetet policore po vijojnë hetimet për të zbuluar shkakun e saktë të aksidentit.