Ipeshkvi i Dioqezës së Rrëshenit, imzot Gjergj Meta, ka përshëndetur Atin e Shenjtë, Papa Leonin XIV, gjatë Udiencës së Përgjithshme të së mërkurës në Vatikan.
Gjatë takimit, imzot Meta i përcolli Papës përshëndetjet dhe lutjet e besimtarëve shqiptarë, duke i kujtuar se të dielën e kaluar, së bashku me komunitetin katolik shqiptar në Itali, janë lutur për të në Shenjtëroren e Zojës së Këshillit të Mirë, në Genazzano.
Në emër të ipeshkvijve dhe të Kishës Katolike në Shqipëri, ipeshkvi Meta uroi Papa Leonin XIV për zgjedhjen si Pasardhës i Shën Pjetrit dhe e ftoi zyrtarisht që të vizitojë Shqipërinë në një të ardhme të afërt.