Një 39-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në mënyrë tragjike në Itali pasi u përplas nga një makinë.
Viktima është Edmond Gjoci, 39 vjeç, me origjinë shqiptare dhe banues në Tuoro sul Trasimeno.
Ngjarja ndodhi në rrugën rajonale 71 në zonën e Riccios, një lagje në komunën e Cortonës, pranë kufirit me rajonin e Umbrias.
Gjoci ndodhej në pritje të dikujt që do ta shoqëronte për në punë, kur një makinë e goditi atë në buzë të rrugës.
Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i automjetit ishte një i ri 19-vjeçar, i sapo pajisur me leje drejtimi. Ai dyshohet se ka humbur kontrollin e makinës, ka devijuar nga drejtimi dhe ka përplasur për vdekje Edmond Gjocin, i cili ndërroi jetë në vendngjarje.
Gjoci la pas bashkëshorten dhe një vajzë të vogël. Hetimet për të sqaruar dinamikën e saktë të aksidentit po i ndjekin karabinierët e Cortonës.