Kryetari i Partisë “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj kërkon rinumërim të votave në dy qarqe të vendit, në Fier dhe në Vlorë, pasi sipas tij është prekur vota.
Me ane te nje postimi në Facebook, Lapaj njoftoi se vetëm ditën e djeshme janë vënë në dispozicion pamjet filmike nga disa qendra numërimi.
“Mandatet tona në këto dy qarqe janë marrë nga PS me diferenca shumë të vogla. Ka vend për rinumërim,” tha Lapaj, duke paralajmëruar ndjekje penale për çdo rast ku konstatohet prekje e vullnetit të votuesve.
Lapaj theksoi se kërkesa për rinumërim do të dorëzohet sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Reagimi i Adriatik Lapajt:
QARKU FIER DHE VLORË DUHEN RINUMËRUAR
Sapo morëm pamjet filmike pasi veç dje na u vendosën në dispozicion (Zaz 59 në Fier ende nuk na është dhënë) dhe nisëm të shohim filmimet del që mes votave faktike në kuti dhe procesverbaleve të miratuara nga KZAZ-të ka mospërputhje domethënëse.
Nisur nga fakti që mandatet tona në këto 2 qarqe janë marrë nga Ps me diferencë të ngushtë ka vend për rinumërim.
Për çdo kuti ku rezulton të jetë prekur vota ne do çojmë në prokurori çdo person përgjegjës.
Kërkesa për rinumërim do paraqitet sot në Kqz. Ne edhe mund mos i kemi ato mandate, por edhe 1 votë të jetë prekur do ndiqen penalisht.
Shembull si janë tjetërsuar votat në procesverbal:
ZAZ numër 55, VNV 55/3, kutia 2831/00– problem, i janë shtuar 4 vota PS dhe janë hequr dy vota nga Nisma SHB;
ZAZ numër 60, VNV 60/3, kutia 3017– dy vota të pavlefshme i kanë kaluar si të vlefshme PS-së.
ZAZ 60, VNV 60/3, kutia 2997/00 —problem, janë shtuar dy vota për PD, janë shtuar 4 vota për PS.
ZAZ 56, VNV 56/5, kutia 288/01 — problem, janë shtuar dy vota për PS dhe i është hequr një votë Levizjes Atdheu.
ZAZ 56, VNV 56/3, kutia 2866/01– problem, është hequr një votë nga Nisma SHB dhe tek votat e pavlefshme janë shtuar 3.
ZAZ 56, kutia 2862/01 —problem, janë hequr dy vota nga Nisma SHB dhe janë shtuar dy vota të pavlefshme.