Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar nga burgu pas vendimit të SPAK-ut që e ka marrë të pandehur në një proces penal.
Në një komunikim telefonik të drejtpërdrejtë me gazetarët përmes avokatit të tij, Meta u shpreh se mezi po pret të dalë para gjykatës dhe i ftoi mediat, përfshirë edhe ato ndërkombëtare, të jenë dëshmitarë të zhvillimeve.
“Mezi po pres të jem në sallën e gjyqit, ku do të jeni edhe ju, gazetarët ndërkombëtarë, për të parë faktet dhe provat për këtë organizatë që i shërben Ramës,” tha Meta, duke theksuar se nuk do të kërkojë asnjëherë mbylljen e procesit.
“Ky do të jetë një proces që do të fitohet, ashtu siç kam fituar të gjitha proceset hetimore më parë,” shtoi ai.
Meta: Askush nuk është paraqitur për të më shoqëruar për atje. Kam dhe hallin e avokatit tim që po humb kohen kot. Mezi po pres të shkoj, që në radhë të parë t’i uroj për 83 mandatet që i dhanë me taksforcën e tyre kundër opozitës.
Po njëkohësisht edhe me taksforcën e tyre për të mos vepruar kundër terroristëve elektoralë, Edi Ramës, në këmbim të mandatit që ata presin nga Edi Rama që të jenë të përhershëm. Këta nuk i kuptojnë krimet elektorale të Ramës, të inceneratorit.
Mezi po pres të jem në sallën e gjyqit, ku do jeni dhe ju, do ketë gazetarë ndërkombëtare dhe të shikoni ato shkrimet e Meros dhe ata të tjerët. Të shikojmë faktet, provat dhe çfarë është kjo organizatë të shërbim të Ramës.
Pjellë e një votimi antikushtetues me 69 vota të prokurorit të përgjithshëm. Mezi po pres, nuk do të ketë kurrë kërkesë nga Ilir Meta për mbylljen e procedurës. Ky do të jetë një proces që do të fitohet siç fitoj Presidenti Ilir Meta të gjitha proceset hetimore….