Kryeministri Edi Rama ka komentuar nisjen e stërvitjes ushtarake ndërkombëtare “Defender Europe 25” në Shqipëri, duke e cilësuar atë si një moment me rëndësi strategjike për suksesin e operacioneve të përbashkëta ushtarake.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Rama thekson se kjo stërvitje synon forcimin e ndërveprimit mes forcave të armatosura aleate, rritjen e gatishmërisë ushtarake dhe aftësinë për të reaguar me shpejtësi ndaj çdo kërcënimi në hapësirën euroatlantike.
“Defender Europe ‘25” është një nga stërvitjet më të mëdha dhe më komplekse të dekadës së fundit, e zhvilluar nën udhëheqjen e Komandës Europiane të Shteteve të Bashkuara (EUCOM), në bashkëpunim të ngushtë me vendet aleate dhe partnere të NATO-s.
Reagimi i kryeministrit Rama:
Ka nisur zyrtarisht në orët e para të mëngjesit stërvitja shumëkombëshe “Defender Europe ‘25”
Kjo stërvitje ndërkombëtare, një nga më të mëdhatë dhe më komplekset e dekadës së fundit, zhvillohet nën udhëheqjen e Komandës Europiane të SHBA-së (EUCOM), në bashkëpunim të ngushtë me vendet aleate dhe partnere të NATO-s
Shqipëria, si një nga vendet pritëse kryesore, luan një rol strategjik në garantimin e suksesit të operacioneve dhe zhvillimeve të planifikuara
“Defender Europe ‘25” synon rritjen e ndërveprimit mes forcave të armatosura aleate, forcimin e gatishmërisë ushtarake dhe aftësive për të reaguar shpejt ndaj çdo kërcënimi të mundshëm në hapësirën euroatlantik