Një tjetër episod i rëndësishëm nga dosja e përgjimeve të platformës së koduar Sky ECC hedh dritë mbi aktivitetin kriminal të një rrjeti të trafikut të drogës që operonte mes Shqipërisë dhe Italisë, që u zbërthye falë operacionit të anitmafies italiane dhe Prokurorisë së Posaçme në Shqipëri.
Në qendër të komunikimeve të reja, ndodhet shtetasi Sokol Tatani (alias Sokol Isteri), i cili, në bashkëpunim me Orges Molla, dyshohet se ka qenë i përfshirë në sigurimin, trafikimin dhe shpërndarjen e sasive të papërcaktuara të lëndëve narkotike, kryesisht kokainë, heroinë dhe hashash, në zonën e Barit dhe më gjerë në Bashkimin Europian.
Në datën 20 tetor 2020, Tatani komunikon me Mollën për sigurimin e hashashit që i referoheshin si “bar spanjoll”. Ata shkëmbejnë fotografi të lëndës dhe flasin për çmimin me njësi, që varionte nga 3.4 deri në 3.8 euro për gram, në varësi të cilësisë.
Në vijim, më 10 nëntor 2020, në një tjetër komunikim, përmendet “kuqja”, një term që dyshohet se përdorej për heroinë. Tatani pyet për disponueshmërinë e saj në zonën e Peskara-s.
Në bisedat e dhjetorit 2020 dhe janarit 2021, komunikimet përqendrohen te një tjetër lloj lënde narkotike – kokaina. Përdoren shprehje si “thardha” apo “hune”, ndërsa diskutohen çmimet (36–37.5 euro për gram), cilësia, pamja dhe vendndodhja. Shkëmbimi i fotografive të lëndës është i shpeshtë.
Më 11 dhe 12 janar 2021, Tatani dhe Molla bien dakord që t’i japin një “provë” (4-5 gramë) një kontakti italian të identifikuar si Nikola, për ta testuar përpara se të finalizonin blerjen në sasi të mëdha. Në komunikime përmendet vendndodhja e lëndës pranë një stacioni policie në Itali, ndërsa flitet për organizimin e takimeve dhe mbledhjen e parave.
Në 12 shkurt 2021, Molla i dërgon Tatanit numrin e telefonit të Nikola-s, duke i thënë të prezantohej si “miku i Gezit” dhe të linte takim për të nesërmen në mëngjes.
Bazuar në analizën e përgjimeve, Prokuroria dyshon se Sokol Tatani ka qenë një hallkë e rëndësishme në një strukturë kriminale të mirëorganizuar, që bashkëpunonte për trafik ndërkombëtar droge. Ai vepronte në koordinim të plotë me Orges Mollën dhe bashkëpunëtorë të tjerë të paidentifikuar, duke siguruar, shpërndarë dhe negociuar për sasi dhe çmime të lëndëve narkotike në Itali.
Hetimet po vazhdojnë për të identifikuar edhe pjesëtarët e tjerë të rrjetit dhe për të zbardhur të gjithë itinerarin e trafikut të drogës.
Pjesë nga dosja:
Referuar komunikimeve në datën 20.10.2020 në orën 11:38 e në vazhdim, përdoruesi i SkyECC DMUS8R, i identifikuar si Sokol Tatani komunikon me përdoruesin e SkyECC H1IQJ2, i identifikuar si Orges Molla, në lidhje me sigurimin, trafikimin dhe çmimin e lëndës narkotike, duke ju referuar si “bar spanjoll” e dyshuar lëndë narkotike e llojit “hashash” si dhe shkëmbejnë fotografi:
DMUS8R-per har ne itali ke naj robesht bar serach spanjoll…
HIIQJ2-po kam po e du ne baru… bari un…ma nis nai foto po ke dhe cmimin
DMUS8R-IMG-1603193938101
HIIQJ2–shum mir geka me da esht
DMUSSR-IMG-1603193954156 kjo esht me 3.4…e mar un esht serach kritikal po deshe ca robin ta shofi dhe tja cojm
HIIQJ2–po ajo fotook.
DMUSSR-me 34 ma len mu..
H1IQJ2 dhe ku me e pa
DMUS8R-se di vila fol ca rfitojm i ndajm thuj me 3.6/3.7 esht ne piza
H11QJ2 3.8 Në datën 10.11.2020, në orën 19:01 e në vazhdim, përdoruesi i SkyECC DMUSSR, identifikuar si Sokol Isteri komunikon me përdoruesin e SkyECC HIIQJ2, i identifikuar si Orges Molla, në lidhje me sigurimin dhe trafikimin e lëndës narkotike referuar si “kuge” e dyshuar lëndë narkotike e llojit “heroine”:
DMUSSR-lall chemist je ti mire o vlla per thuge tha kerku nanji anej nga it nga zona peskarese paster…..
Në datën 10.12.2020 në orën 17:56 e në vazhdim, përdoruesi i SkyECC H11012, 1 identifikuar si Orges Molla komunikon me përdoruesin e SkyBCC DMUSBR, i identifikuar si Sokol Tatani, në lidhje me sigurimin dhe trafikimin e lëndës narkotike e referuar si “hune e dyshuar lëndë markotike e llojit “kokainë si dhe shkëmbejnë fotografi 1ë kësaj lende:
H11QJ2ZMG-1607622971838….m 11 hume shife ge nga pakerimi…
DMUS8Rca esht kose kapro/
HIQJ2IMG-1607623060593
Në datën 05.01.2021 në orën 12:41 e në vazhdim. përdoruesi i SkyECC DMUSSR, i identifikuar Sokol Tatani komunikon me përdoruesin e SkyECC HIIQJ2, i identifikuar si Orges Molla, në lidhje me sigurimin, trafikimin dhe konkretisht çmimin e lëndës narkotike të referuar si “thardn” e dyshuar lëndë narkotike e llojit “kokainë” si dhe shkëmbejnë fotografi të kësaj lende:
DMUS8R-po thardh ne it ke naj rob ge do vlla ka fut i shoku im me 36. ne milano ka dy lloje IMG 1609850578314kte lambo dhe i tjeter folim per tpaster o vlia ku te duht tynbari posht. po ti them som po do naj lek dhe taksia e vila. fol ndaje dhe miluj qe ti them ijer per posht po ok fol dhe
HIIQJ2-ok Chaty bart”, “mag”: “lali”)(“from”:”bari Attachment” [“from” “bari hari”,”msg” “IMG- 1609850756258″,” “”from”: “bari bari”, “mag”: “osht ne ko”) (“from”: “hari bari”, “mag” “me 37.5”), (“from”: “big mesi”, “msg”:”po nas e sht e lame nuk i bon pun ja cova kri shokut
DMUSSR…ok mthu…
Në datën 11.01.2021 nga ora 15:04 vazhdim, përdoruesi i SkyECC DMU58R, identifikuar si Sokol Tatani komunikon me përdoruesin e SkyECC HIIQJ2 i identifikuar si Orges Molla, në lidhje me sigurimin, trafikimin e lëndëve narkotike dhe konkretisht bien dakort që të marin një provë rreth 4-5 gram, biseda si vijon:
DMUSSR-o vila po ta sjell adresen po qe ta shofi i prov dhe po qe tmari naj gje…po gjithmon un po i jap ok vila prej teje pa je ti per cdo gje amon se un jam nhall e smaj dot asnje rrezik as argje mkupton drejt per ty ng ca them garant e cdo gje po italian un nuk njoftjemi tqurt. do tsjell adresen te iki neser ok vlla e lash per neser un te iki ai po qe ta provoi ose imari naj gje ok vilai do tjell adresen un…
HI1QJ2 po me lal bjer adresn tikin imarini prove jal un garunt.mga 1 e nga 1 do ta morin po qe se bo pune…..marojm ate cojn pekt morin tjetern se dhe um shaj kolpo mo vila…
DMUSSR—o viia tme shelli adresen neser dhe te iki
HIIQJ2-jam myt fare… me 5 do e lesh
DMUS8R-ndac ta provoi aty ndac imaru naj gje dhe folim…
H1IQJ2 po te kpusi nje vesh e burr… 4-5 grum… se sma prish hune…. pune….
DMUSSR-o villa un e kam bo pak ate…pastaj mos fito i dore mbo nder mu se jam me nhall hahahaha 1 e kam bo i llogarite vete…
H11QJ2- hahahahako lali maro pune ishalla na bon pune edhe sa heq vilai.. nga 1 mrena javes iken ajo…
DMUSSR-po ksaj here mha nder mi hiq nja 3/4 copa….
Vijon biseda më sipër, në datë 12.01.2021 në orën 12:45 e në vazhdim, përdoruesi i Sky ECC DMUSSR, i identifikuar si Sokol Tatani komunikon me përdoruesin e SkyECC HIIQJZ identifikuar si Orges Molla, shkëmbejnë disa fotografi në lidhje me një adresë dhe kontaktin e personit i dyshuar shtetas italian “Nikola” ku mbahet lënda narkotike, për të marrë proven e lëndës narkotike, si dhe diskutojnë për cmimin e saj në rast se bien dakort, me qëllim trafikimin e saj
DMUSSR-fole gje me ato ti vila…
H1IQJ2-po vila folamthan ta shofim…
DMUSSR-a i japim adresen te iki?IMG-1610456487939…njit me policiren esht ta provoj po qe esht super thuj pa merak se esht ho pok prz.
H1IQJ2-po ta shofin vete vlla… kjo eshenti them thoni pun atboni pune…me 6 do ja lej….
DMUS8R—po pra ta shofin ta provojn po leje me 5.5 e vila kap 500 mos esht shtrenjt 6… megjithate ti e din bo cte dush po he jepja adresen mthuf kur iken aty ge tlajmroj ate cunin
H1IQJ2–IMG-1610457373876
Po në datë 12.02.2021 në orến 13:17 e në vazhdim shkëmbejnë numrin e kontaktit të personit i dyshuar shtetas italian “Nikola” që dyshohet se mban lëndën narkotike dhe do ju vendos në dispozicion proven (lëndën narkotike)
HIQJ2-IMG-1610457460113 nicola
DMUSSR-
H11QJ2-IMG-1610457373876
DMUSSR ok
H11QJ2-ti thojn amico di gezi….o vila mere ne tel e tlej takimi neser mjes e je uty…..
Nga sa më sipër, në lidhje me veprimtarinë kriminale të shtetasit Sokol Tatani alias Sokol Isteri i datëlindjes 24.02.1976, dyshohet që me veprimet e tij në bashkëpunim dhe në koordinim në kohë dhe në terren me shtetasin Orges Molla dhe lidhjet e tij, si dhe disa shtetas të tjerë (ende të paidentifikuar) kanë siguruar, trafikuar dhe shpërndarë lëndë narkotike në sasi të papërcaktuar kryesisht të llojit kokainë, heroinë dhe hashash në Provincën e Barit dhe në vende të tjera të Bashkimit Europian.