Një 36-vjeçar është proceduar penalisht pasi u kap në aeroportin e Rinasit duke tentuar të fuste në Shqipëri një shumë të madhe parash të padeklaruara.
Sipas policisë, shtetasi me inicialet A.H. kishte me vete 31.700 paund britanikë, të cilat nuk i kishte deklaruar në momentin e hyrjes në territorin shqiptar.
Njoftimi i policisë
PKK Rinas
Tentoi të hynte në Shqipëri me 31.700 paund të padeklaruara, procedohet penalisht 36-vjeçari. Sekuestrohet shuma e parave.
Si rezultat i kontrolleve të imtësishme në hyrje/dalje të vendit, me objektiv parandalimin dhe konstatimin e paligjshmërive në kufi, shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit kanë goditur një tjetër rast të mosdeklarimit në pikën e kalimit kufitar, të shumave të konsiderueshme të parave.
Për këtë rast u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin që vinte nga Londra, A. H., 36 vjeç, të cilit nga kontrollet, iu gjetën në çantën e shpinës dhe në atë të brezit, 31 700 paunde që synonte t’i fuste në Shqipëri, pa i deklaruar konform ligjit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.