Një aksident ka ndodhur mëngjesin e së shtunës në Qikatovë të Komunës së Drenasit, ku një tren është përplasur me një veturë.
Sipas pamjeve të siguruara nga media, vetura ka pësuar dëme të konsiderueshme materiale.
Por fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.
Detaje tjera nuk u japen.