Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurisë së Bashkimit Europian, njëkohësisht Zëvendës Presidente e Komisionit Europian, Kaja Kallas, mbërriti sot në Tiranë në kuadër të Samitit të gjashtë të Komunitetit Politik Evropian, i cili po mbahet në vendin tonë.
Në momentin e mbërritjes, Kallas iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve. Një prej tyre ishte: “A mendoni se Shqipëria do të bëhet pjesë e BE-së deri në vitin 2030?”
Në përgjigje, Kallas theksoi se Shqipëria po bën progres të dukshëm në drejtim të reformave dhe nënvizoi se vendi duhet të vazhdojë me to deri në përmbushjen e plotë të kushteve për anëtarësim.
Kaya Kallas: Po, mendoj që Shqipëria po bën progres të shkëlqyer kur vjen fjala për reformat që janë të nevojshme. Nga ana e Europës duhen bërë hapat e duhura, ju duhet të bëni reformat në sundimin e ligjit, por ka një moment ku BE dëshiron zgjerimin.