Vijon numërimi i votave preferenciale për kandidatët për deputetë në qarkun e Lezhës. Deri më tani janë numëruar 109 nga 245 kuti votimi.
Në këtë qark, PD-ASHM ka siguruar shumicën me 4 mandate, ndërsa Partia Socialiste ka marrë 3 ulëse.
Opozita e drejtuar nga Berisha do të përfaqësohet nga ky qark me Agron Gjekmarkaj dhe Elda Hoti, që siguruan mandatet nga lista e mbyllur. Ndërkohë, lufta mbetet e hapur për dy mandatet e tjera, ku për momentin udhëheqin Gjin Gjoni me 4,318 vota dhe Aleksandër Lala me 2,817 vota. Pas tyre afrohet Edison Doci me 1,280 vota.
Nga radhët e socialistëve, Ulsi Manja dhe Ermal Pacaj kanë siguruar mandatin. Nga lista e hapur, për momentin udhëheq Pranvera Skana me 3,768 vota, e ndjekur nga Aurora Gjeloshi me 3,296 vota.
Procesi i numërimit vijon dhe rezultati pritet të përcaktojë emrat përfundimtarë që do të përfaqësojnë qarkun Lezhë në Kuvend.