Në qarkun Dibër, vijon procesi i numërimit të votave për kandidatët preferencialë, ku deri më tani janë numëruar 193 nga 222 kuti votimi në total. Partia Socialiste ka siguruar 3 mandate, ndërsa PD-ASHM ka marrë 2 mandate.
Nga lista e mbyllur e PS-së, në Kuvend do të jenë Blendi Klosi dhe Alma Selmani, ndërsa Agron Malaj, nga lista e hapur, ka dalë në krye me 12,492 vota preferenciale, një diferencë e ndjeshme krahasuar me kandidatët e tjerë.
Rezultatet e deritanishme për PS:
Blendi Klosi
Alma Selmani
Agron Malaj – 12,492 vota
Kandidatë që deri tani mbeten jashtë Kuvendit:
Murat Dani – 6,896 vota
Danjel Gjura – 5,798 vota
Dritan Selishta – 1,274 vota
Valentina Haliti – 306 vota
Procesi i numërimit pritet të përfundojë ditën e sotme, duke zyrtarizuar përbërjen përfundimtare të deputetëve të qarkut.