Në përfundim të procesit të numërimit në shkollën “Sami Frashëri” në Tiranë, ministrja dhe drejtuesja politike e PS për Tiranën, Ogerta Manastirliu thotë se ky është një besim që qytetarët e Tiranës dhe Shqipërisë i dhanë PS dhe Edi Ramës.
Për mediat, ajo u shpreh se besimin do ta kthejnë në shumë punë, ndërsa theksoi se ky ishte një leksion i madh qytetarie.
Ogerta Manastirliu falënderoi të gjithë strukturat e PS për punën e palodhur, duke ia dedikuar fitoren të gjithë qytetarëve.
“PS kryeson bindshëm. Edhe njëherë rikonfirmohet besimi i qytetarëve të Tiranës tek PS dhe Edi Rama për të vazhduar projektin ambicion për Shqipërinë në BE. Ky është një besim i madh që do ta kthejmë në më shumë punë për një të ardhme më të mirë. Ky është një leksion i madh qytetarie i atyre që kanë marrë pjesë në zgjedhje. Dua të falenderoj strukturat e PS, anëtarësinë e PS, ata që na kanë mbështetur. Kjo është një fitore e qytetarëve të Tiranës dhe e gjithë qytetarëve shqiptarë”, tha Manastirliu.