Niko Peleshi foli sot nga Devolli për fitoren e Partisë Socialiste në këtë bashki, ku PS kryeson me 50.5% të votave.
Lidhur me këtë, Peleshi tha se kjo është një fitore historike për PS-në në Devoll dhe se kjo fitore për socialistët nuk është triumf por një mandat pune, për të vazhduar misionin e PS-së.
Niko Peleshi: Historike, ju e dini grafikun e rezultateve. Është një grafik në rritje , së pari dua që t’ia dedikoj unë personalisht si drejtues politik organizatës më fantasike që ne kemi, organizata e Devollit, që ka krijuar një skuadër dinamike me djem e vajza që kanë punuar me shpirt.
Nuk dua ta shpall si triumf, për ne nuk është triumf, për ne është një mandat pune, ne mezi presim të certifikohet rezultati dhe të vazhdojmë punën aty ku e kemi lënë. Kemi një mision të madh përpara, duhet të anëtarësojmë Shqipërinë në BE brenda këtij mandati.